Hajdar Beqa: Përkushtimi i grave të shëndetësisë meriton mbështetje dhe respekt

19 dhjetor 2025 | 18:05

Hajdar Beqa, kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet me numrin 28 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me kandidatët e tjerë të kësaj partie, ka zhvilluar një takim të përzemërt me gratë gjakovare.

Në fokus të këtij takimi ishin gratë e jashtëzakonshme, punëtore të sektorit të shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, të cilat çdo ditë me përkushtim të lartë i shërbejnë qytetarëve. Me sakrificë, profesionalizëm dhe zemër të madhe, ato përbëjnë shtyllën kryesore të kujdesit shëndetësor dhe humanizmit në qytet.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit të gruas në shoqëri dhe nevoja për mbështetje institucionale ndaj tyre. Sot, më shumë se kurrë, këto gra janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh që pritet më 28 dhjetor, duke mbështetur vizionin për një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër.

#PDK130 #BedriHamza1 #HajdarBeqa28

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisti i njohur Gramoz Aliu – Mozzik ka publikuar një…