Hajdar Beqa pret në takim Shkumbin Demaliajn

06 dhjetor 2025 | 23:31

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor, ka pritur në takim aderuesin më të ri të PDK-së, ish-deputetin Shkumbin Demaliaj.

Beqa dhe Demaliaj kanë qenë bashkëluftëtarë në radhët e UÇK-së gjatë luftës.

Lidhur me takimin ka njoftuar vetë Demaliaj, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook:

“Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, kryetar i Degës së PDK-së në Gjakovë, bashkëluftëtar dhe ish-koleg i imi në Kuvend, z. Hajdar Beqa. Na shkoftë mbarë procesi zgjedhor i 28 dhjetorit.”

Edhe Beqa, edhe Demaliaj do të jenë në listat e PDK-së për deputet, në listën që i prin kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri ka mbushur 65-vjeç dhe…