Hajdar Beqa uron festën e Krishtlindjes: Le të na bashkojnë vlerat njerëzore, respekti dhe solidariteti mes nesh

25 dhjetor 2025 | 11:57

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) më numër 28, Hajdar Beqa, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Ai ka uruar që kjo festë të jetë në funksion të bashkimit të vlerave njerëzore, respektit dhe solidaritetit.

“Gëzuar Krishtlindjen! Qoftë kjo festë e shenjtë e mbushur me paqe, dashuri dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Uroj që shtëpitë tuaja të ndriçohen me shpresë, zemrat me mirësi dhe ditët që vijnë me shëndet e harmoni. Le të na bashkojnë vlerat njerëzore, respekti dhe solidariteti mes nesh”, është thënë në urimin e Beqës.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…