
Hajdar Beqa viziton çlirimtarët në Hagë: “Forca e tyre qëndron e palëkundur“
26 gusht 2025
| 15:05
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar një vizitë te çlirimtarët e Kosovës që po mbahen në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot, vizitë te Çlirimtarët tanë në Hagë. Forca e tyre qëndron e palëkundur, sepse pas tyre qëndron një popull i tërë. Shumë shpejt do të kthehen në atdhe, triumfues, për t’i rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar”, ka shkruar ai.
Beqa ka theksuar se mbështetja e popullit për çlirimtarët mbetet e fuqishme dhe se ata do të rikthehen për të vazhduar misionin e tyre në shërbim të Kosovës.