Hajdari: Aktivistët tanë janë zemra e fitores që po vjen në Drenas

09 tetor 2025 | 14:16

Shtabi zgjedhor i PDK-së në Tërstenik po rrit çdo ditë ritmin e fushatës me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Fryma fituese është e prekshme në çdo takim, ndërsa qytetarët e këtij rajoni po shprehin hapur besimin e tyre për ndryshim.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, tha se energjia e aktivistëve të PDK-së është garancia e fitores së 12 tetorit.
“Tërsteniku dhe fshatrat përreth janë shembulli më i mirë i bashkimit për fitore. Çdo dorë e shtrënguar është një premtim për punë e ndryshim. Fitorja është afër dhe e pashmangshme”, theksoi ai.

Hajdari shtoi se pas 12 tetorit fillon periudha e punës, ku katër vitet e ardhshme do t’i kushtohen qytetarit, zhvillimit dhe qeverisjes me dinjitet.
“Drenasi do të marrë frymën që meriton – qeverisje me vizion dhe përgjegjësi për secilin qytetar”, përfundoi ai.

#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari

https://www.facebook.com/share/p/167FxMaPqk/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha,…