Hajdari: Bylykbashët e Terstenikut i japin zemër fitores së PDK-së

08 tetor 2025 | 15:31

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, u mirëprit ngrohtësisht nga banorët e lagjes Bylykbashi në Terstenik, ku u shpalos edhe një herë fryma e bashkimit dhe energjia e fitores që po afrohet.

“Lagjja Bylykbashi na mirëpriti sepse e mirëpret qeverisjen e PDK-së. Të gjithë bashkë, po i japim frymë e energji fitores, pas së cilës vjen qeverisja e mirë dhe efikase për të gjithë”, theksoi Hajdari.

Sipas tij, qytetarët po e dëshmojnë çdo ditë se janë gati për ndryshim dhe se 12 tetori do të jetë dita e fitores së madhe të PDK-së në Drenas.

#mamireperDrenasin #PDK191

https://www.facebook.com/share/p/19Zk3RL9HV/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen…