Hajdari: Gjatë vitit 2021 janë regjistruar mbi 10,500 biznese, ndërsa janë shqiptuar 353 gjoba nga inspektorët

29 mars 2022 | 11:58

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se gjatë vitit 2021 janë regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja.

Hajdari gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi ka theksuar se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 353 gjoba në vlerë prej 114 mijë e 152 euro. “Gjatë vitit 2021, Agjencia për Regjistrimin e Biznesit ka regjistruar 10 mijë e 567 biznese të reja apo 10 për qind biznese të reja. 8,407 ndryshime të bizneseve dhe ka bërë shuarjen e 1,567 bizneseve. Pra, numri total i lëndëve të procesuara është 20 mijë e 541 apo 6 për qind më shumë se viti paraprak”, u shpreh Hajdrari.

Sipas saj, gjatë 2021-së janë iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik. “Rritja e inspektimeve ishte 40 për qind. Janë shqiptuar 353 gjoba me aktvendimet e inspektorëve të tregut, ku vlerë e përgjithshme është 114 mijë e 152 euro dhe është iniciuar procedura gjyqësore për 24 operatorëve ekonomik”, u shpreh ajo.

Ahu tutje ka deklaruar se janë sekuestruar mbi 1,200 litra vaj motorik. “Së bashku me Doganën e Kosovës janë marr 78 mostra të vajrave motorike, ndërsa në tregun e brendshëm janë marr 34 mostra për testim. 12 mijë e 700 litra janë kthyer në vendin e origjinës, kryesisht në Serbi dhe janë sekuestruar 1,220 litra vaj”, u shpreh ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi…