Hajdari në formacionin e javës në Bundesligë

02 mars 2026 | 12:22

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari është vlerësuar për paraqitjen e tij të fundit tek Hoffenheimi për të zënë vend në formacionin më të mirë të javës.

Hajdari është përfshirë në 11-shen e xhiros së 24-të në Bundesligë nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Ai pati një paraqitje solide në humbjen e Hoffenheimit 1:0 nga St. Pauli, duke u vlerësuar me notën 7.8 për të zënë vend në formacionin e xhiros.

22-vjeçari po vlerësohet lart për paraqitjet e tij në Bundesligë, ndërsa para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Hoffenheimit nga skuadra e Luganos.

Në 21 ndeshje të luajtura deri më tani në kampionat, Hajdari ka kontribuar edhe me 1 gol e 1 asistim kurse tek Hoffenheimi është bashkëlojtar me Leon Avdullahun e Fisnik Asllanin, të cilët gjithashtu janë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin…