Hajdari në Vasilevë: Entuziazmi i qytetarëve tregon se ndryshimi në Drenas është i pashmangshëm

02 tetor 2025 | 23:13

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka deklaruar se entuziazmi dhe energjia e qytetarëve të Vasilevës janë dëshmi se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Komuna jonë ka pritur gjatë për një qeverisje që qytetarit i jep prioritet e problemeve zgjidhje. Kjo pritje do të marrë fund më 12 tetor. Qytetari i beson PDK-së, PDK-ja i beson qytetarit. Bashkë bëhen zgjidhjet adekuate, gjithmonë bashkë, gjithmonë drejt”, theksoi Hajdari.

Ai shtoi se besimi i qytetarëve është garancia më e fortë se Drenasi po ecën drejt një kapitulli të ri të zhvillimit dhe dinjitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian…