Hajdari: PDK-ja është e pathyeshme në Drenas

07 shtator 2025 | 13:28

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka mbajtur takim dëgjimor në Nekoc.

Hajdari ka thënë se çdo ditë e më shumë, programit të PDK-së po i bashkohen qytetarët, e që sipas tij, masiviteti i këtyre qytetarëve është kontribut dhe vulë e fuqisë që ka PDK-ja në Drenas.

“Çdo ditë e më tepër programit të PDK-së po i bashkohen qytetarët. Jo si spektatorë, po si pjesëmarrës me propozimet që burojnë direkt nga jeta e tyre.  Bashkë me kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Hamit Kastrati, këtë herë dëgjuam qytetarët e Nekocit”.

“Masiviteti me të cilin qytetarët iu përgjigjën këtij tubimi ishte jashtëzakonisht emocionues. Kontribut me mendime e me prezencë por edhe vulë e fuqisë që ka PDK-ja e pathyeshme në Drenas.  Bashkë, jemi të pandalshëm. PDK e qytetari rrugëtojnë veç bashkë. Dje, sot, gjithmonë. Falemnderit shumë të gjithëve!”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, i shoqërur nga…