Hajdari: Qeveria Hoti i la prodhuesit e eksportuesit vendorë pa mbrojtje të shtetit

06 qershor 2020 | 18:38

Ish-ministria e Qeverisë Kurti në MEPTINIS (Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike), Rozeta Hajdari, ka reaguar pas heqjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë Hoti. Pa reciprocitet, thotë ajo, s’ka shtet e as sovranitet.

Sipas ish-ministres Hajdari, vendimi i kabinetit të Hotit ka lënë prodhuesit dhe eksportuesit pa mbrojtje të shtetit.

“Pa reciprocitet nuk ka barazi. Nuk ka shtet. Nuk ka sovranitet. Operatorët ekonomikë nga Serbia e pranuan shtetin tonë, duke kapërcyer kufirin shtetëror me dhjetëra maune dhe dokumente tregtare që na quajnë Republika e Kosovës. Kabineti Hoti nuk po e pranon Republikën tonë, andaj shfuqizoi sot vendimet e Qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë”, shkroi ajo në profilin e vet në “Facebook”.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy komuna në Kosovë kanë mbetur pa kryetarë dhe aktualisht…