Hajdari: Zonat ekonomike s’kanë qenë tërheqëse për investitorë

11 korrik 2023 | 14:10

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pajtohet me të gjeturat e auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.

Njërin nga shqetësimet që ka ngritur auditori, Hajdari tha se është mungesa e furnizimit me ujë dhe hapja e puseve për nevoja të bizneseve te Parku i Biznesit në Drenas.

Sipas saj, Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat. Madje, ajo ka thënë se zonat ekonomike nuk kanë sjellë vlerë të shtuar, por nuk kanë qenë tërheqëse për investitorë.“Në vitin 2021 dhe 2022 kemi kërkuar këtë auditim të performancës sepse nuk kishim politika të mirëfillta për sektorin privat. Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat. Kemi zhvilluar strategjinë kombëtare për biznese deri në vitin 2030 bazuar në këto gjetje të auditimit të performancës. Synojmë transformim të industrisë sonë. Sa i përket zonave ekonomike kemi marr raportin e performnacës, dhe nuk kanë sjellë vlerë të shtuar dhe nuk kanë qenë tërheqëse për investitorë”, ka thënë Hajdari në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i  Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 ka mësuar…