“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qytetarëve, lind dialogu i vërtetë
18 maj 2026
| 21:52
Në Lipjan është zhvilluar një tjetër takim i iniciativës “Hajde Folim”.
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së. Vjosa Osmani, tha se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet thelbësor për ndërtimin e besimit mes politikës dhe shoqërisë.
Osmani ka shkruar se kur politika del nga sallat, studiot dhe rrjetet sociale dhe ulet pranë qytetarëve, krijohet një hapësirë për bisedë të sinqertë.
“Në “Hajde Folim”, nuk ka pyetje të parapërgatitura e as duartrokitje protokolare. Ka qytetarë që flasin hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, por edhe për shpresat që ende i mbajnë gjallë”, shkroi ajo në Facebook.



