Hajduti hyn në shtëpi për të gjetur fjalëkalimin e Wi-Fi

27 korrik 2018 | 21:04

Një çift u zgjua në mesin e natës në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nga një hajdut i cili u kërkonte fjalëkalimin e Wi-Fi. 

Çifti 60 vjeçar kishte rënë në gjumë mbrëmjen e së Dielës kur u zgjuan nga një 17 vjeçar me fytyrën e mbuluar duke i pyetur nëse mund të përdorte Wi-Fi e tyre. Policia tha se burri u ngrit nga shtrati për të konfrontuar me adoleshentin duke e nxjerre jashtë dhe thirrur policinë e cila e arrestoi, njofton PCW.

Djaloshit nuk ju gjet asnjë armë. Një ditë më parë ai kishte tentuar të hynte në një tjetër shtëpi por familjarët kishin biseduar me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo është shtëpia ku kaloi një pjesë fëmijërisë. Ajo edhe…