Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

28 janar 2026 | 13:11

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që tentoi të shesë një orë, në një dyqan ari.

Në pamjet që janë bërë virale, i dyshuari shihet duke komunikuar me një shitës në një dyqan, teksa mbi kokë mban një kapelë me logon e ekipit te Real Madridit.

Personi në fjalë dyshohet të jetë pikërisht hajduti që vodhi disa gjësende me vlerë në shtëpinë e ish-porterit të “Mbretërve”, Iker Casillas.

Nga ora e shitur, hajduti raportohet të ketë fituar 8 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife Luzha Në përkujtim të Rafi Halilit – Hero i…