Hajnat bëjnë qyl një shtëpi në Viti, vjedhin mbi 15 mijë euro

01 prill 2024 | 09:28

Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar nga vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi. Kështu e ka pësuar së fundmi edhe një familje në Viti.

Burimet brenda prokurorisë kanë bërë me dije se pronari e ka denoncuar rastin në polici, ku ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij mbi 15 mijë euro para të gatshme dhe ari në vlerë të mijëra eurove.

Sipas deklaratës së tij, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e raportimit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda me forcë gjatë kohës kur familja s’ka qenë aty, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet e tjera ligjore do të merren posa të kapen të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri para dy ditësh, pavarësisht hetimeve të vazhdueshme, nuk u…