Hajnat futen në xhami, grabisin kasafortën me 20 euro

18 nëntor 2025 | 10:53

Një imam në xhaminë  e fshatit Pozheran të Vitisë ka raportuar në polici se persona të panjohur janë futur brenda xhamisë dhe kanë hapur me forcë dy kasaforta metali.

Është bërë me dije se në kasafortë ndodheshin 20 euro, të cilat edhe janë grabitur nga hajnat.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 16 nëntorit.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohet me ministrin…