Hajnat hyjnë në shtëpinë e drejtorit të “Auto Mita-s”, vjedhin 20 mijë euro dhe një pistoletë

23 shkurt 2025 | 12:26

Shtëpia e biznesenit kosovar ka qenë cak e hajnave këtë findjavë. Drejtori gjeneral i “Auto Mitas”, Zgjim Mita ka raportuar në polici se hajnat i kanë vjedhur rreth 20 mijë euro dhe një pistoletë, të cilën e posedonte me leje të vlefshme.

Me të marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi hetimor, të cilët kanë konstatuar se hajnat kishin hyrë duke thyer një dritare të shtëpisë dhe më pas janë larguar me shumën e parave dhe armën e zjarrit.

Njësia rajonale e forenzikës, shkruan Sinjali, ka dalë gjithashtu në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Vjedhje e Rëndë”.

Ndërkaq, Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e të dyshuarive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka folur për Sky pas…