Hajnat me maska i futen në dhomë të gjumit deçanasit, ia vjedhin çantën me para

18 korrik 2025 | 10:34

Një burrë ka raportuar në polici, se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij, dy persona të maskuar kanë hyrë dhe sipas ankuesit, njëri prej tyre e ka mbajtur, derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën, sipas tij kishte një shumë të konsiderueshme të hollash.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes në Deçan, derisa është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij kanë hyrë dy persona të maskuar, ku njëri prej tyre e ka mbajtur derisa tjetri ia ka marrë një çantë në të cilën ankuesi kishte një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Gjakovë ka arrestuar pesë persona, pasiqë të njëjtin…