Hajnat vjedhin në marketin “Toni” në Prishtinë rreth 30 mijë euro

31 mars 2024 | 08:45

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në marketin “Toni” në Prishtinë, ku hajnat kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur mijëra euro.

Pronari e ka denoncuar rastin në polici, ku ka raportuar se nga zyra e marketit janë vjedhur rreth 30 mijë euro para të gatshme.

Vjedhja dyshohet të jetë kryer pas mesnate.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet e tjera ligjore do të merren posa të kapen të dyshuarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa studime në Evropë dhe ShBA tregojnë se llogaritja verore…