
Hajnat vjedhin një golf 2 në Komoran
09 gusht 2025
| 12:02
Një rast vjedhjeje veture është raportuar të premten në Komoran të komunës së Gllogocit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën të tipit golf 2 me targa lokale.
Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht 2025, rreth orës 15:00. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.