
Hajnat vjedhin para dhe ari në një banesë në Fushë-Kosovë
24 gusht 2025
| 09:50
Dy gra kanë raportuar se dikush ka hyrë në banesën e tyre në Fushë-Kosovë dhe kanë vjedhur para dhe ari.
“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë 23.08.2025-NN. Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tyre me ç’rast kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari. Rasti nën hetime.”