Hajriz Qadraku, numri 26 i Vetëvendosjes për Asamblenë e Lipjanit

26 gusht 2025 | 22:07

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi, ka prezantuar Hajriz Qadrakun nga Blinaja si kandidat për Asamblenë e Komunës së Lipjanit. Qadraku garon me numrin 26 në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.

Prezantimi i plotë i Ilir Qeriqit:

“Hajriz Qadraku, me numër 26, është kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në listën për Lipjanin tonë.

Hajrizi, nga Blinaja, Master në Menaxhim të Emergjencave, bujk dhe punëtor që nuk ndalet asnjëherë, është një tjetër vlerë e shtuar e listës sonë të fitores për Lipjanin, për ndryshimin e madh.

Ndryshimi jetësohet më 12 tetor! Na priftë e mbara, Hajriz!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë,…