
Hajrizi: Do të tregojmë lojëra të mira
17 shkurt
17:56
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka filluar përgatitjet për ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.
Optimist pas stërvitjes së parë është shprehur edhe basketbollisti Drilon Hajrizi, i cili me KB Peja arriti të fitoi Kupën e Kosovës.
“Hymë në këtë stërvitje pas angazhimeve me skuadrat gjatë Final 8. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht. Kemi një ekip të mirë për të pasur sukses. Me punën që do të bëjmë shpresoj shumë se do të tregojmë lojëra të mira”, u shpreh Hajrizi.
/Epoka e re/