Hajrizi vazhdon me Trepçën

07 korrik 2025 | 11:16

Basketbollisti Drilon Hajrizi do të jetë pjesë e KB Trepçës edhe për sezonin e ri. Lajmi është konfirmuar nga kampionia e Kosovës. Në njoftim thuhet se Hajrizi ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe pritet të jetë lojtar i rëndësishëm për sezonin 2025/26.

“Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Duda Balje, para seancës së 43-të konstituive, ka shprehur…