Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit

11 prill 2021 | 14:19

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hotit, i cili ndërroi jetë dje.

Ai u nënshkruan në librin e zisë, i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim.

“Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”, ka deklaruar Çeku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-Në 40-vjetorin e demonstratës së parë në Bern të Zvicrës…