Hakerët rusë sulmojnë gjigantin teknologjik zviceran

12 maj 2023 | 21:56

Kompania ndërkombëtare aktive zvicerane e automatizimit ABB ishte viktimë e një sulmi nga hakerët rusë. Grupi rus i hakerëve Black Basta, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2022, sulmin e bëri më 7 maj të vitit 2023.

Punonjës të shumtë kanë raportuar se janë prekur qindra pajisje. Punonjësit nuk mund të hynin më në rrjetin e brendshëm për ditë të tëra, shkruan 20minuten.

Nga gjigandi teknologjik ABB kanë konfirmuar sulmin. “Së fundmi identifikuam një incident të sigurisë IT që pati një ndikim të drejtpërdrejtë në vendndodhje dhe sisteme të caktuara. Kompania ka marrë masa frenuese që janë në vazhdim”, përcjellë albinfo.ch.

Sulmi raportohet se po ndërpret operacionet e kompanisë, duke vonuar projektet dhe duke prekur fabrikat. ABB për 20minuten thotë : “Masat e kontrollit kanë sjellë disa ndërprerje biznesi, të cilat kompania aktualisht po i korrigjon. Shumica dërrmuese e sistemeve dhe fabrikave janë funksionale. ABB vazhdon të punojë me përgjegjësi me klientët dhe partnerët e saj për të zgjidhur këtë situatë dhe për të minimizuar ndikimin e saj.”

Kompania, me seli në Cyrih, ka mbi 100,000 punëtorë. Sipas Bleeping Computer, kompania gjeneroi shitje prej 29.4 miliardë dollarë në 2022. Emra të mëdhenj si Volvo, Hitachi dhe DS Smith janë ndër klientët e shumtë.

Sulmet e hakerëve ndaj kompanive zvicerane janë shtuar javët e fundit. Për shembull, të dhënat nga NZZ dhe CH Media u publikuan në rrjetin e errët në fillim të majit. SBB dhe prodhuesi i makinave qepëse Bernina tashmë janë zgjedhur si viktima. Pak ditë më parë, hakerët vodhën të dhëna edhe nga Departamenti i Arsimit të Bazelit dhe më 22 prill, të dhënat e autoritetit të kujdestarisë së komunës Saxon VS u vodhën dhe u publikuan në rrjetin e errët, shkruan 20minuten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sulmuesi i skuadrës FC Prishtina, Kreshnik Uka është operuar me…