Hakerët vjedhin 31 milionë dollarë në Bitcoin

08 maj 13:56

Me vetëm një transaksion të vetëm, hakerat kanë vjedhur gati 31 milionë dollarë në Bitcoins nga një nga kompanitë tregtare më të mëdha të kriptocurrency në botë.

Vjedhja, e cila ka prekur Binancën, është kryer me një sërë metodash që përfshinin phishing (manipulim) dhe viruset.

“Hakerët ishin në gjendje të tërhiqnin 7 000 bitcoin (30.9 milionë funte), duke tejkaluar të gjitha kontrollet e sigurisë së kompanisë”, ka thënë CEO i kompanisë.

Kryeshefi ekzekutiv, Changpang Zhao, ka thënë se shuma e marrë është bërë rreth “2 për qind” e totalit të Binance-it në Bitcoin.

Ndërsa, shefi ekzekutiv i kompanisë me bazë në Japoni, Z. Zhao, i cili gjithashtu njihet si CZ, ka thënë se Binance do të përdorë fondin e saj të sigurt të aseteve për të mbuluar plotësisht incidentin dhe ka premtuar se do të kryejë një “shqyrtim të plotë të sigurisë”.

Në një deklaratë, CZ ka përshkruar si ka ndodhur shkelja më e fundit, duke shkruar: “Hakerët ishin në gjendje të merrnin një numër të madh çelësash API të përdoruesve, kodet 2FA dhe potencialisht informacione të tjera. Hakerët përdorën një sërë teknikash, duke përfshirë phishing, viruse dhe sulme të tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e…