Haki Demolli infektohet me koronavirus

26 nëntor 2020 | 17:18

Ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli ka treguar se është infektuar me Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aktualisht nuk ka ndonjë shqetësim serioz shëndetësor, duke shtuar se për dy javë do të jetë në izolim shtëpiak.

Postimi i plotë i Demollit:

Të nderuar miq !

Pas disa shqetësimeve shëndetësore që kam pasur parmbrëmë, dje kam kryer testin për COVID në IKSH, ndërsa sot nga Instituti më informuan që kam rezultuar pozitiv në testimin e bërë.

Andaj për këto 14 ditët e ardhshme do të jem në izolim shtëpiak.

Përndryshe, aktualisht  mirë jam duke e ndier vetën dhe nuk kam ndonjë shqetësim serioz shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë Kombëtare vazhdojnë kërkimin e tyre në rrugën e gjatë…