Haki Kameraj dhe Blerta Terpeza fitues të kampionatit të parë në pikado

28 dhjetor 2020 | 13:19

Kampionati i parë i Kosovës në pikado është mbajtur në fundjavë.

Haki Kameraj i klubit “Bullsey” doli triumfues në kategorinë e meshkujve, kurse në konkurrencën e femrave Blerta Terpeza e KP Ferizajt.

Në konkurrencën e meshkujve morën pjesë 32 garues, derisa Haki Kamberaj pati paraqitje shumë të mira dhe në final me plotë mërit e mposhti Shpend Gashin e KP Ferizaj, derisa në vendin e tretë është renditur Selami Latifi i klubit KP Lipjan.

Ndërkohe në konkurrencën e femrave pjesëmarrëse ishin 16 garuese dhe Blerta Terpeza e mposhti në finale Semra Abdullahin e KP Darts Girl Prishtina. Në vendin e tretë është renditur garuesja e KP Shooters Gjilan, Fjona Xhelili.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kërkuar që Projektbuxheti i…