Hakimi mungon ndaj Bayernit, goditje e rëndë për PSG-në
30 prill 2026
| 16:51
Paris Saint-Germain (PSG) ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munichut. Klubi parisien ka konfirmuar se Achraf Hakimi nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e parë spektakolare që përfundoi 5-4 në favor të PSG-së.
Mbrojtësi i krahut është lënduar gjatë duelit me intensitet të lartë dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, është vendosur që ai të mos rrezikohet për ndeshjen e kthimit.
Mungesa e Hakimit konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën franceze, pasi ai është një nga lojtarët kyçë në skemat e trajnerit dhe një armë e fortë në fazën sulmuese nga krahu i djathtë.



