
Hakohet llogaria e BERZH-it në Twitter
29 korrik 2020
| 10:10
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), ka njoftuar se llogaria e saj në rrjetin social Twitter është hakuar.
Sipas njoftimit të BERZH-it, përveç kësaj llogarie është thyer edhe ajo e EBRDgreen.
“Kjo llogari dhe @EBRDgreen është hakuar. Jemi duke u munduar që ta kthejmë në gjendje normale dhe kërkojmë falje për ndjekësit tonë”, ka njoftuar BERZH.
(A.M / Epoka e re)