Hakoi GTA 6’shin, 18 vjeçari Arion Kurtaj dënohet me “mbyllje përjetë” në një spital sigurie

21 dhjetor 2023 | 21:46

Një 18 vjeçar nga Oksfordi me emër dhe mbiemër shqiptar, Arion Kurtaj, ka hakuar videoklipe të Grand Theft Auto-s së re që ende nuk është lansuar për publikun, për çka është arrestuar dhe dënuar me “për një kohë të pacaktuar në një dënim spitalor”.

Arion Kurtaj nga Oksfordi, siç raportoi BBC, ka qenë edhe anëtar kyç i një bande ndërkombëtare të krimeve kibernetike të quajtur Lapsus$.

“Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games i kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë…Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krim kibernetik nënkuptonin se ai mbetej një rrezik i lartë për publikun”, raportoi BBC-ja.

Për Kurtajn, raportohet se do të mbetet i mbyllur “për jetë” në një spital sigurie përveç nëse doktorët vlerësojnë se rreziku nga ai ka kaluar.

“Gjykata dëgjoi se Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim me dhjetëra raportime për plagosje apo dëmtime materiale”, thuhet më tej në raportimin e medias britanike.

Mjekët konstatuan se Kurtaj nuk është i aftë për të qëndruar para gjykatës për shkak të autizmit të tij të rëndë, kështu që gjykatësve iu kërkua të përcaktonin nëse ai i kreu apo jo aktet e supozuara – jo nëse e bëri këtë me qëllim kriminal.

“Një vlerësim i shëndetit mendor i përdorur si pjesë e seancës dëgjimore tha se ai ‘vazhdoi të shprehte synimin për t’iu kthyer krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është shumë i motivuar’”.

Trupi gjykues ka vlerësuar se ndërsa ai ishte i liruar me kusht për hakerimin e Nvidia dhe BT/EE dhe në mbrojtje të policisë në një hotel Travelodge, ai vazhdoi hakerimin dhe kreu hakimin e tij më famëkeq.

Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të hakonte Rockstar, kompaninë që qëndron pas GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e tij të hotelit dhe një telefon celular.

Kurtaj vodhi 90 klipe të Grand Theft Auto 6 të pa publikuar dhe shumë të pritur.

Ai hyri në sistemin e brendshëm të mesazheve Slack të kompanisë për të deklaruar “nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, unë do të filloj të publikoj kodin burim”.

Më pas ai postoi klipet dhe kodin burimor në një forum me emrin e përdoruesit TeaPotUberHacker.

Ai u arrestua përsëri dhe u ndalua deri në gjykimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se është i…