
Halil Kastrati: Na falni, o çlirimtarë!
Humanisti, Halil Kastrati ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë refuzoi mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit Kadri Veseli, ish-Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimit.
Kastrati u ka kërkuar falje çlirimtarëve, Hashim Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit që nuk po bëjmë më shumë për ta. “Na falni që sot, në kohë lirie, po qëndroni të burgosur padrejtësisht në Hagë! Na falni që heshtja jonë po i rëndon edhe më shumë prangat tuaja! Na falni që, ndërsa ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë”, ka shkruar ndër tjera Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kastratit:
Na falni që sot, në kohë lirie, po qëndroni të burgosur padrejtësisht në Hagë!
Na falni që heshtja jonë po i rëndon edhe më shumë prangat tuaja!
Na falni që, ndërsa ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë!
Ju që u përballët me armikun për lirinë tonë, sot po përballeni me padrejtësinë për lirinë e së vërtetës!
Historia do ta thotë fjalën e saj…
Por ne duhet të jemi zëri juaj!
Liri për çlirimtarët!