Halil Thaçi, kandidat i LV-së për kryetar të Obiliqit

05 qershor 2025 | 15:48

Sot, në prani të kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot, me pjesëmarrje të kryetarit të LV-së, Albin Kurti, sekretarit organizativ Rama, koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unanimitet të plotë, u konfirmua mbështetja për nominimin e deputetit aktual Halil Thaçi si kandidat për kryetar të komunës së Obiliqit.

“Qytetarët e Obiliqit kanë votuar me mendje e me zemër për ndryshimin krejt dhe drejt e për vazhdimin e mirëqeverisjes cep më cep. Këtë herë, në Obiliq erdhi dita, me vendosmëri e me bindje të plotë, që të fitojmë edhe në zgjedhjet komunale”, ka njoftuar LV-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Kosova po kalon një periudhë të zymtë…