Halimi: Ende i kemi të freskëta plagët e superfuqive evropiane!

25 shtator 22:59

Zyrtarja e PDK-së Selvie Halimi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, në saje të Gjykatës Sepciale.

Ajo ka thënë se ende i kemi të freskëta plagët e superfuqive evropiane!. “Menduam se na e kthyen gjysmën e borxhit historik me përkrahjen e luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Por jo! E kthyen zanatin e vjetër!”, ka shkruar Halimi, e cila ka shtruar një varg pyetjesh.

Postimi i plotë i Halimit në “Facebook”:

Ende i kemi të freskëta plagët e superfuqive evropiane!

Menduam se na e kthyen gjysmën e borxhit historik me përkrahjen e luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Por jo! E kthyen zanatin e vjetër!

Pyetje:

1. Sa miliona Eu i derdhët në Kosovë? Kuj i dhatë dhe për çka i shfrytëzuat?

2. Sa projekte i realizuat dhe për çka?

3. Sa OJQ i financuat dhe për çka?

4. Sa investuat ne rrjete sociale e për çka?

5. Sa njerëz jo profesional i sollët në Kosovë dhe çka kërkuat nga ata?

6. Sa njerëz i rekrutuat në Kosovë që në emër të demokracisë, lirisë së shprehjes e transparencës duan të shembën çdo të arritur të pastër?

Na pretë në besë sepse ju besuam!!!

Mos bëni spektakle se ne nuk zhdukemi! Mos nxitni njerëz të flasin çdo gjė e të shkatërrohet liria jonë!

Mosni ju lutem se as vetë nuk do mbeteni të qetë!

A e dini se:

1. As vetë nuk e dijmë se sa shumë jemi, sepse ju na shpërndat nëpër botë! Ama jemi shumë.

2. Vetėm në gjysëm shek e 20 sa e sa shqiptari u persekutua nga Serbia, u burgosën, u gjymtuan, u çmendën nga torturat, u vranë e u masakruan. A e dini ju se edhe në atë kohë kishte bashkëpunues të mpirë e të blerë.

3. Edhe 100 mijë shqiptarë po ti arrestoni edhe 1 milion do të ngriten.

4. Bashkëpunëtorë e sajues të gënjeshtrave për të larë veten e vetë janë pak sado që ti rritni ju ata!

5. Qe 10 vite jeni harbu kundër një vendi me moshėn më të re botë e me rininë më të shëndosh në botë.

6. Nuk besuat që do bëhemi shtet andaj tash jeni tërbu kundër nesh duke na izoluar, mashtruar e tash duke na burgos për interesa tuaja!

Ju bash asgjė nuk dini përveç fuqisë tuaj për spektakle e frikë. Ama kjo ska të bëj as me demokracinë e as me drejtësine!

#meÇlirimtarët

#LavdiDëshmorëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka festuar së fundmi…