Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente
20 nëntor 2025
| 15:37
Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Haliti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova ka nevojë për drejtim të ri, teksa tha se duhet mjaftuar me keqqeverisje.
“28 dhjetori – dita e fitores! Kosova ka nevojë për drejtim të ri. Boll ma me eksperimentime, keqqeverisje dhe izolim nga miqtë evropianë e amerikanë. PDK, Bedri Hamza kryeministër!”, ka shkruar Haliti.



