Haliti kritikon taksën 100%, tregon rrezikun se çfarë hapi mund të marrë Serbia!

30 nëntor 2018 | 21:51

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Hailti, ka thënë se pas vendosjes së bojkotit për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, Serbia mund ta padis Kosovën në Arbitrazh.

Sipas tij, taksa mbrojtëse 100% për Serbinë dhe BH,  është vendim irracional dhe duhet korrigjuar. Kështu  u shpreh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti në emisionin “Argument Plus”.

Ai konsideron se Qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme për të mos u futë në konflikt me BE-në si pasojë e kësaj takes, ndërsa thekson se Serbia në bazë të marrëveshjes së  CEFTA-s,  ka të drejtë të padisë Kosovës  në Gjykatën e Arbitrazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sonte ka ajrin shumë të ndotur dhe qytetarët këshillohen…