Haliti: Marrëveshja e Kurtit në Ohër nuk dallon nga marrëveshja e Thaçit për Asociacionin

19 prill 2024 | 15:04

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke komentuar deklarimin e kryeministrit Kurti për marrëveshjen e 2013 dhe atë të 2015 ku bënë pjesë edhe Asociacioni, ka thënë se nuk është koha që kryeministri të flet për ato marrëveshje që janë miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, nëse kryeministri i konteston ato marrëveshje mund t’i shfuqizojë përmes Kuvendit.

Por, Haliti ka thënë se nuk ndryshon marrëveshja e 2013-2015 nga marrëveshja që ka arritur kryeministri Kurti në Ohër me Serbinë për Asociacionin.

“Albini po luan me variantin që ta prolongojë dërgimin e draft-statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, pastaj që të zvarritet në Gjykatës Kushtetuese nxjerrja e vendimit, pastaj zgjedhjet të mbahen pa pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionit dhe në zgjedhje pastaj Albini të thotë unë nuk e pranojë Asociacionin që e ka pranuar Hashim Thaçi, Isa Musta”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbereshe Bunjaku shpall te pavlefshem qertifikaten per aftesim profesional kursi…