
Haliti për votimin e Osmanit presidente: Varet qysh e kam disponimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Ai ka thënë se vendimi i PDK-së ka qenë që të mos votohet Vjosa Osmanin, por ai ka dhënë një përgjigje interesante kur pyetur se si do të votojë personalisht.
“Varet qysh disponohet njeri”, ka thënë Haliti.
Haliti i cili në seancën e konstituimit të Kuvendit e votoi Glauk Kojufcën për kryetar të këtij institucioni, ka thënë se nuk e ka problem kush do të jetë president i vendit, vetëm se duhet t’i bëj votat e mjaftueshme.
Për Vjosa Osmanin, Haliti ka thënë se nuk ia ka kërkuar votën për ta votuar për presidente.
“Vjosa Osmani s’ma ka kërkuar votën. Unë mendoj që Kosovës i duhet presidenti. Unë nuk e kam problem kush është ai që i fiton votat, qoftë edhe Vjosa”, ka thënë Haliti për “Front Online”.