Haliti poston foto me Ramë Vatajn: Të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik

23 maj 2024 | 15:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka postuar në Facebook një fotografi me ish-deputetin e kësaj partie, Ramë Vataj, pas raportimeve në medie për një kalim të mundshëm në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Haliti ka thënë se me profesor Vatajn janë të palëkundur në rrugëtimin e tyre të përbashkët në PDK.

“Me mikun tim, profesorin e nderuar Ramë Vataj, të palëkundur në rrugëtimin e përbashkët politik”, ka shkruar Haliti në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një foto me Vatajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy yjet shqiptar, Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka kanë qenë…