Haliti: Presidenti duhet me qenë nga PDK-ja

16 janar 2026 | 13:02

Deputeti i zgjedhur i PDK-së Xhavit Haliti, ka folur për postin e presidentit.

Sipas tij, PDK-ja duhet të marrë pjesë në tryezë dhe duhet ta mbështesë idenë e presidentit të opozitës.

“Dhe duhet ta mbështesë idenë që presidenti duhet me qenë nga PDK-ja, tani e bëjnë se bëjnë varet nga vendimet e partisë”, ka thënë ai.

Haliti është pyetur edhe për themeluesin e PDK-së, i cili gjendet aktualisht në Hagë, Hashim Thaçi.

Ai nuk ka dhënë një prognozë se a do ta rikthente Thaçi PDK-në aty ku ishte. “Varet prej tij, varet prej angazhimit, prej shumë faktorëve”, ka thënë ai, duke shtuar se në PDK, Thaçi e ka aureolën e liderit të madh. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka folur…