Haliti: Uroj që arrestimi i zyrtarëve komunalë në Pejë të mos ketë prapavijë politike

12 gusht 2021 | 23:34

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme të zyrtarëve komunalë të Pejës, të dyshuar për korrupsion.

Haliti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se uron që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale.

“Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale”, ka shkruar Haliti.

Postimi i plotë i Halitit:

Përgjigje rreth interesimit të mediave në lidhje me arrestimet e fundit të zyrtarëve komunal të Pejës

Zakonisht, nuk përzihem në çështje të drejtësisë. Por, uroj që arrestimet e fundit të mos kenë prapavijë politike të instrumentalizuar para zgjedhjeve lokale.
Përndryshe, jam ithtar e mbështetës i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Motoja “askush përmbi ligjin”, dhe kontrolli ligjor publik e politik ndaj të gjitha institucioneve për të ndërtuar shtetin e së drejtës duhet të jetë obligim i përgjithshëm.
Të gjithë ata që përpiqen të barrikadohen me arsyetimin se përgjegjësia e tyre është brenda klanit, e në kundërshtim me praktikën ligjore evropiane, duhet shkarkuar sipas ligjeve në fuqi, e kur ligjet nuk parashikojnë mënyrën dhe vendin e llogaridhënies për të gjithë, duhet amandamentuar ligjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm me armë ka ndodhur në Plymouth, Angli. Sky…