Halitjaha përfundon dëshminë në Hagë: I uroj suksese këtij procesi dhe liri çlirimtarëve

05 dhjetor 2023 | 12:37

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij disaditore dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sadik Halitjah, në gjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fund të dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha, ka uruar që dëshmia e tij të ketë kontribuar në këtë gjykatë.

Në këtë kontekst, ai ka uruar që të lirohen liderët e UÇK-së, duke i quajtur “çlirimtarë”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Uroj që kam dhënë kontribut sado pak modest. Besoj që kanë qenë korrekte dëshmitë e mija dhe i uroj sukses këtij procesi dhe liri çlirimtarëve”, tha dëshmitari Halitjaha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çerekfinalet e Kupës në NBA rezervuan emocione dhe surpriza. Boston…