Hallakaten mediat në Serbi për deklaratën e Mavrajt

07 qershor 2025 | 19:14

Ish-kapiteni i Kombëtares Kuqezi, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh motivues futbollistëve shqiptarë para ndeshjes së sotme me Serbinë.

Në Instagram, ai shkroi: “Çuna, lufta ka mbaru, Kosova është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll”.

E mediat serbe janë çuar peshë nga kjo deklaratë, duke e konsideruar “provokim”.

“Pa provokime s’munden as pas dhjetë vitesh”, shkroi portali serb “Sportal”, i cili mesazhin e Mavrajt e quajti “të turpshëm”.

Njëjtë kanë raportuar edhe media tjera serbe, ndërsa B92 tha se postimi i Mavrajt “ka tërbuar serbët”.

Kujtojmë se 38-vjeçari Mavraj, me Kuqezinjtë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.

Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Seferi nuk ishte i pranishëm në dy sfidat e…