Halleri pritet të jetë pasardhës i Lewandowskit në Bayern

28 prill 2022 | 18:21

Bayern Muncheni e ka gjetur pasardhësin e Roberto Lewandowskit, i cili pritet t’i japë fund aventurës në Bayern.

Barcelona është kandidatja kryesore për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit polak për sezonin e ardhshëm dhe kampionët e Gjermanisë do të duhet të gjejnë një numër 9 të ri për ta zënë vendin e tij.

Lojtari i zgjedhur nga Bayerni, siç ka bërë me dije e përditshmja spanjolle “Diario AS”, duket se është sulmuesi i Ajaxit, Sebastian Haller.

27-vjeçari ka shënuar 33 gola për Ajaxin deri tani në këtë sezon dhe duket se është kontaktuar nga drejtuesit e klubit bavarez në ditët e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.04.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…