Hamas i përgjigjet planit të Trump: Pranon marrëveshje vetëm me përfundimin e plotë të luftës

02 korrik 2025 | 14:36

Grupi palestinez Hamas ka sinjalizuar të mërkurën se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por ka refuzuar të pranojë propozimin e mbështetur nga ShBA, të shpallur më herët nga Donald Trump.

Sipas The Guardian, Hamas vazhdon me qëndrimin e mëparshëm se çdo marrëveshje me Izraelin duhet të sjellë përfundimin e plotë të luftës.

Ndërkohë, sipas agjencisë AP, zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, ka deklaruar se grupi militant është “gati dhe serioz për të arritur një marrëveshje”.

Ai ka shtuar se Hamas është “gati të pranojë çdo nismë që çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”.

Raportohet poashtu se një delegacion i Hamasit pritet të takohet me ndërmjetësit egjiptianë dhe katariotë në Kajro gjatë të mërkurës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i tretë i serialit të njohur të Netflix-it “Squid…