
Hamasi liron të gjitha pengjet e gjalla izraelite
13 tetor 2025
| 11:27
Sot janë liruar të gjitha pengjet e gjalla izraelite që kanë qenë në duart e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera prej tetorit të vitit 2023.
Në këmbim, Izraeli do t’i lirojë 250 palestinezë dhe mbi 1.700 të ndaluar tjerë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Izrael këtë mëngjes dhe më pas do të niset në Egjipt, në një samit ku do të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë për ta diskutuar paqen në Lindje të Mesme.
Gjatë rrugës në rajon, Trumpi ka deklaruar se “lufta ka marrë fund” në Gazë.