Hamasi pranon armëpushimin e propozuar nga ShBA-ja

26 maj 2025 | 16:34

Një zyrtar palestinez i afërt me grupin Hamas, ka thënë të hënën për Reuters, se grupi ka pranuar propozimin e të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff për një armëpushim në Gaza, duke hapur rrugën për një përfundim të mundshëm të luftës.

Sipas “Reuters”, propozimi i ri, i cili parashikon lirimin e dhjetë pengjeve dhe një armëpushim 70-ditor, është marrë nga Hamas përmes ndërmjetësve.

“Propozimi përfshin lirimin e dhjetë pengjeve izraelite të gjallë, të mbajtura nga Hamas në dy grupe, në këmbim të një armëpushimi 70-ditor dhe tërheqje të pjesshme nga Rripi i Gazës”, ka thënë burimi.

Bëhet e ditur se në propozim poashtu parashikohet lirimi i një numri të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, përfshirë qindra prej atyre që vuajnë dënime të gjata me burg.

Lidhur me këto informacione, ende nuk pasur ndonjë koment nga ana e Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Në koordinim të plotë me Selinë Qendrore të Aleancës Kosovare…