Hamburgu dërgon Mavrajn te skuadra e dytë

28 mars 2018 | 15:50

Si të mos mjaftonte lënia në stol, skuadra gjermane e Hamburgut, vazhdon ta keqtrajtojë mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj.

Ai është caktuar të stërvitet me ekipin e 21-vjeçarëve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman, dhe ka qenë Berhard Peter që ka shpjeguar vendimin e marrë dhe që i është komunikuar qendërmbrojtësit të Shqipërisë.

“Stafi i trajnerëve ka vendosur ta marrë këtë vendim për arsye sportive dhe do të vazhdojë pa Mërgim Mavrajn nga kjo ditë. Ne e kemi informuar atë t’i bashkohet ekipit U21 në stërvitja nga ky moment”, ka thënë Peter. Kujtojmë që Mavraj u ble nga skuadra e Këlnit për 1.8 milionë euro në janar të vitit 2017. Krejt papritur nga një lojtar i rëndësishëm u kthye në një të padëshiruar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…